Lamtumira për familjen Reçi, në ceremoninë e 4 viktimave dhe djali i Kryeministrit

schedule14:19 - 28 Nëntor, 2019

schedule 14:19 - 28 Nëntor, 2019

Tërmeti tragjik që goditi vendi tonë ka shuar familjen Reçi, me origjinë nga Mirdita dhe me banim në Durrës. Sot u përcollën në banesën e fundit, Eduard Reçi, 54 vjeç, Dolora Reçi, 49 vjeç dhe dy fëmijët e tyre, Kristi Reçi, 25 vjeç dhe Klaus Reçi, 21 vjeç.

Homazhet janë zhvilluar mesditën e sotme tek Pallati i Kulturës në Durrës. Gazetari i Abc News informon se në ceremoninë mortore ka marrë pjesë dhe djali i Kryeministrit, Greg Rama. Siç, ai vetë ka deklaruar në rrjetet sociale, kishte miqësi me studenten e Mjekësisë, Kristi Reçi e cila humbi jetën fatalisht dhe u gjet nën rrënojat e pallatit.

*Në foto: Kristi Reçi

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!