Lamtumira e Rossit, Collovati: Vit i tmerrshëm, ai na dha i vetëm Botërorin

schedule09:44 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 09:44 - 10 Dhjetor, 2020

Mëngjesin e sotëm u zgjuam me lajmin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta prej kancerit të Paolo Rossit, heroit të Italisë në Botërorin e vitit 1982 në Spanjë.

Sulmuesi i Juventusit në atë Botëror shpërtheu dhe mori Italinë për dorë, duke i dhënë triumfin e madh, diçka që s’e mendonte thuajse askush, duke parë fuqinë e atij Brazili të atëhershëm.

 

Collovati (majtas) dhe Rossi (djathtas)

Një nga pikat e forta të asaj Italie ishte edhe Fulvio Collovati, ish-mbrojtësi i Milanit dhe Interit. 63-vjeçari pas lajmit të ndarjes nga jeta të shokut të tij, u kontaktua nga Radio Rai dhe dha komentin e tij të parë për këtë lajm.

“Ky është një vit i tmerrshëm, nuk e prisja këtë lajm. Ne kemi një grup në WhatsApp, ku jemi vetëm fituesit e Kupës së Botës 1982. Këtë mëngjes ky lajm erdhi nga gruaja e tij aty në grup dhe unë jam shumë i mërzitur. E kam të vështirë të flas.

Nëse unë jam fitues i Kupës së Botës, i detyrohem Rossit dhe golave të tij. Ai Botëror ishte fantastik. Me të kam ndarë 15 vite të jetës sime, që nga ekipi kombëtar i të rinjve. Ky është një vit i tmerrshëm, nuk e prisja që do të vinte ky lajm”, përfundoi Collovati. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!