Lamtumira e Cale: Faleminderit të “çmendur”, lë pas titullin dhe fitoren 5-1 në derbi

schedule15:18 - 9 Qershor, 2021

schedule 15:18 - 9 Qershor, 2021

Elton Cale është larguar nga Tirana. 32-vjeçari brazilian ishte pjesë e ekipit kryeqytetas në dy sezonet e fundit, teksa ia doli të fitojë titullin kampion vitin e kaluar.

Sulmuesit të djathtë i përfundoi kontrata dhe është ndarë me popullin bardheblu nëpërmjet një postimi në “Instagram”, aty ku kujton momentet më të bukura.

Tentova të mos shkruaj në lidhje me lamtumirën, por nuk ishte e mundur. Unë nuk mund t’i ndryshoj planet e Zotit. Faleminderit president Refik Halili që më dhe mundësinë të luaja për Tiranën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Elton Calé (@eltoncalee)

Ky ekip ka shumë tifozë të çmendur (e them në sensin pozitiv). Jeni të mrekullueshëm, faleminderit për gjithë mbështetjen që më keni dhënë në këto vite.

Unë dhashë gjithmonë më të mirën time dhe ngjyrat bardheblu do të mbeten gjithmonë të veçanta për mua. Ndoshta një tjetër super lojtar do të vijë në vendin tim, por jo si unë.

Po largohem, por lë pas titullin kampion dhe fitoren 5-1 në derbi, kështu që e kam kryer detyrën time. Faleminderit shumë të gjithëve. Elton Cale, familjarisht“, shkruan lojtari latin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!