David Alaba do të jetë largimi i parë i Bayern Munchen. “Xholi” austriak nuk rinovoi kontratën, del lojtar i lirë në fund të sezonit dhe do të vendosë vetë për të ardhmen e tij, që me shumë mundësi pritet të jetë në La Liga.
Në një prononcim për kanalin zyrtar të klubit bavarez, 28-vjeçari ka përshëndetur tifozët. Alaba është pjesë e Bayern Munchen prej vitit 2011 dhe gjatë këtyre viteve të bukura ka fituar plot 26 trofe, mes tyre 9 tituj dhe 2 Champions League.
“Është gjithmonë e vështirë kur arrin në fundin e një rrugëtimi, nuk është sekret që unë jam ndjerë për mrekulli dhe gjithmonë rehat këtu. Largohem nga Bayerni mes lotësh, por në të njëjtën kohë mezi po pres të shoh se si do të vazhdojë karriera ime.
Ky i imi nuk ka qenë një vendim kundër klubit, vendosa vetë të filloj një aventurë të re në karrierë. Që të rritesh duhet të largohesh nga zona e rehatisë, edhe pse prishtmëritë te Bayerni kanë qenë gjithmonë shumë të larta.
Të gjithë, prej drejtuesve e deri te shokët e skuadrës, kanë pretendime të mëdha. Largimi drejt së panjohurës do të më ndihmojë të piqem edhe më shumë“, deklaron lojtari austriak i rekordmenëve të futbollit gjerman. /abcnews.al