Chelsea nuk po arrin te fitorja, ku nuk po i ndihmon as ndërrimi i trajnerëve e milionat e shpenzuara në merkatot përkatëse gjatë një sezoni.
Edhe pse e shkarkoi Graham Potter, Chelsea ka vazhduar me humbje në Premier League, duke e regjistruar të 11-ën e këtij sezoni, kësaj radhe nën urdhrat e trajnerit të ri, Frank Lampard.
Pas plot 90-të minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Molineux”, Chelsea është mposhtur nga Wolverhampton me rezultat minimal 1-0. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Matheus Nunes, i cili i siguroi fitoren “Ujqërve” në minutën e 31-të të ndeshjes.
Pas përfundimit të ndeshjes Lampard foli në një konferencë për shtyp, i cili tha se nuk duhet të përdoret si arsye ndryshimi i shumë gjërave në klub.
“Ka pasur ndryshime të shumta dhe kjo nuk është një arsye por gjërat duhet të përmirësohen dhe unë mendoj se kjo paraqitje e tregoi këtë gjë më së miri. Më duhet ta gjejë një kuptim të kësaj. Duhet që të mësohesh me fitore dhe ta bësh këtë një ves”, tha Lampard./ h.ll/abcnews.al