Drejtuesit i dhuruan një merkato cilësore, por Frank Lampard nuk ia doli të kishte sukses si trajner i Chelsea. Të gjithë kanë nevojë për kohë, por ish-mesfushori i madh i “Bluve të Londrës” nuk la shenjë në aventurën si trajner i ekipit ku shkëlqeu si futbollist.
Drejtuesit e shkarkuan në janar dhe në vend të tij emëruan Thomas Tuchel, vendim shumë pozitiv deri tani. Mesfushori italian i ekipit, Jorginho kritikon ish-trajnerin në prononcimin e dhënë për ESPN, duke e cilësuar të shpejtë kalimin e tij në stolin e Chelsea.
“Lampard erdhi trajner në klubin ku ishte legjendë, ku vazhdon të jetë legjendë, por pa pasur eksperiencë në klube të tjera. Ai erdhi shumë shpejt te Chelsea, ‘humbi’ disa hapa që duhet të hidhte. Të jemi të sinqertë, ai nuk ishte gati për këto nivele“, deklaroi Jorginho. /abcnews.al