Lampard nuk e preferon më te Chelsea, Kepa drejt rikthimit në La Liga

schedule21:47 - 5 Shkurt, 2020

schedule 21:47 - 5 Shkurt, 2020

Chelsea pagoi 80 milion euro tek Athletic Bilbao për kartonin e Kepa Arrizabalaga. 25-vjeçari u paraqit mirë sezonin e kaluar me Maurizio Sarrin, por nuk po ndodh e njëjta gjë këtë sezon.

Spanjolli ka pësuar 32 gola në 24 ndeshje në kampionat dhe Frank Lampard e uli në stol në përballjen e fundit ndaj Leicester City. Trajneri i “Bluve të Londrës” është totalisht i pakënaqur me Kepën dhe i ka kërkuar drejtuesve të klubit largimin e tij.

Nga kjo situatë po tenton të përfitojë Athletic Bilbao. The Sun raporton se klubi bask është gati ta mirëpresë portierin dhe shpreson të arrijë një akord me londinezët. Marrëveshja mund të arrihet në formën e huazimit, por problem mbetet rroga e “gardianit”. Kepa përfiton rreth 8 milion sterlina në vit dhe ky është problemi i madh që po has Atheltic Bilbao. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!