Lampard e ka ndarë mendjen, do Brojën me çdo kusht tek Everton

schedule22:10 - 3 Shkurt, 2022

schedule 22:10 - 3 Shkurt, 2022

Frank Lampard ka marrë drejtimin e Everton së fundmi, pas shkarkimit të Rafa Benitez. Tekniku anglez kërkon të përforcojë sulmin në verë.

Nga Anglia raportohet se Lampard kërkon të bëjë tijin sulmuesin Armando Broja, autor i 5 golave me Southampton këtë sezon.

“Shenjtorët” duan ta blejnë vetë sulmuesin e Shqipërisë, që e kanë marrë në huazim nga Chelsea.

Lampard e njeh Brojën, pasi e ka pasur nën urdhra te londinezët dhe i ka dhënë edhe mundësinë të debutojë me londinezët. Tani e do me ngulm tek Evertoni. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!