Lamine bën 100 ndeshje/ Ylli katalanas ia ka dalë në moshën 17-vjeçare

schedule11:57 - 19 Shkurt, 2025

schedule 11:57 - 19 Shkurt, 2025

As Lionel Mesi nuk kishte luajtur kaq shumë. Lamin Jamal duket se dëshiron të shkatërrojë rekordet e futbollit dhe ja ku kemi një 17-vjeçar që ka luajtur 100 ndeshje si profesionist në karrierë.

Tepër shumë për moshën e tij, por ia që ia ka dalë.

Talenti I radhës së Akademisë “La Masia” numëron 83 ndeshje për Barcelonën dhe 17 për kombëtaren e Spanjës.

Numrin jubilar 100 e mbushi të hënën në La Liga, kur katalanasit mundën 1-0 Rajo Vajekanon dhe dolën në vendin e parë.

Lamin nuk arriti të shënonte, por ishte sërish njëri nga më të mirët në fushë.

Këtë sezon ka plot 11 gola e 5 asistë në vetëm 21 ndeshje, një nivel që Mesi apo Ronaldo vetëm mund ta ëndërronin në moshën e tij.

As Mbape apo Haland nuk kanë qenë të tillë.

Me klubin “blaugrana” ka fituar që tani titullin në La Liga dhe Superkupën e Spanjës, ndërsa ambiciet janë tepër të mëdha.

Me kombëtaren e Spajnës, Lamin Jamal u kurorëzua verën e kaluar duke u shpallur kampion I Europës në Gjermani, e duke qenë protagonist absolut.

Jo më kot ai u shpall lojtari I ri më I mirë I Kampionatit Europian, duke marrë trofeun e “Djaloshit të Artë”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!