Lami nuk përjashton influencën ruse në Ballkan, por pohon degradimin e demokracisë

schedule22:23 - 29 Mars, 2019

schedule 22:23 - 29 Mars, 2019

Roland Lami ka folur në studion e Provokacijas për situatën politike në vend dhe rolin e ndërkombëtarëve, ndërsa nuk përjashtoi zërat për influencën ruse në Ballkan, por edhe degradim të demokracisë në këto vende.

“Ka zëra se ka orkestrim të influencës ruse në Ballkan, nuk mund ta përjashtosh, por nuk mund të përjashtosh se në të tre vendet ka degradim të parametrave të demokracisë”.

Sa i takon rolit të ndërkombëtarëve akuzave ndaj tyre Lami shprehet: “Ne pa prezencën e ndërkombëtarëve vendin e kemi çuar drejt një gjendjeje denatyrore. Urat e bashkëpunimit kanë munguar për të gjetur zgjidhje. Ndaj një akuze tentohet të anatemohet i gjithë faktori ndërkombëtar.

Sensibiliteti ndaj demokracisë sa vjen e ulet dhe prezenca e ndërkombëtarëve bëhet me i dukshëm se ne nuk kemi forca të vetërregullohemi pa një presion të huaj nuk shkojmë në binarë”.

Për Lamin protesta e opozitës ka hyrë në një rutinizim.

“Protesta po futet drejt një lloj rutinizimi dhe ndjeshmëria e njerëzve zbehet dhe kjo shprehet te masiviteti dhe kjo është kriza ku vendoset sot  opozita se çfarë do të ketë më pas dhe nuk përjahstohet tendenca për të provokuar forcat e rendit, për të nxjerrë një martir”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!