Lame: Flamuri që u ngrit në Vlorë nuk u qëndis nga Marigoja

schedule23:19 - 30 Nëntor, 2020

schedule 23:19 - 30 Nëntor, 2020

Artan Lame tha në emisionin “Opinion” se mendohet që flamuri që u ngrit në Vlorë në 28 Nëntor të vitit 1912 nuk u qëndis nga Marigo Pozio, sikurse është thënë zakonisht.

Ndërsa kanë kaluar 108 vite nga ai moment, diskutimet për modelin dhe flamurin që u ngrit janë ende të hapura mes studiuesve. Për Artan Lamen, flamurin qe u ngrit e solli Spiridon Ilo nga Rumania dhe ishte një flamur i stampuar.

“Besoj që biem të gjithë dakord që Marigoja nuk është ajo që e qëndrisi. Marigoja është një vajzë patriote e hedhur në atë Vlorën myslimane të kohës. Ajo vetë merrej me rininë e me këto gjëra dhe ndoshta mund ta ketë thënë dhe vetë ajo, që unë e bëra.

Të mos harrojmë që akoma në ato ditë, në zyrat e shtetit ishte flamuri i Turqisë. Unë besoj që ka akoma  ka vend për të hulumtuar. Ekzistojnë dy kopje të atij flamuri dhe një stampë. Ishte flamur i stampuar i sjellë nga Spiridon Ilo. Ai solli disa me vete”, tha Lame./mv.abcnews.al