Lamallari: Fuqia e krimit të organizuar përkthehet në korrupsion

schedule22:01 - 14 Janar, 2020

schedule 22:01 - 14 Janar, 2020

I ftuar në “Provokacija” me Mustafa Nanon Zëvendës Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka folur për imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë.

I pyetur për kriminalietin ai u shpreh se çdo vend eksporton dhe importon kriminalitet.

“ Shifrat duhen parë më shumë kujdes, një element që dallohet është elementi i dhunës, sepse i bën këto grupe të spikasin. Kjo dhunë nuk u përket vetëm grupeve shqiptare. Dhuna që gjenerohet për shkak të trafikut të drogës është gjithmonë më e pranishme. Nuk është e vërtetë që dominojnë grupet shiptare në tregun e drogës”, tha zëvendës Ministri i Punëve të Brendshme, Besfor Lamallari.

Më tej ai u shpreh se shqiptarët janë të shpërndarë nëpër botë, përfshirë edhe ato që abuzojnë me ligjet.

“Nëse i referohemi Hollandës ku flitet për grupe shqiptare të trafikut të drogës, duhet të dimë se është një treg masiv me 35 shtetësi të ndryshme ku sipas shifrave të Ministrisë së Drejtësisë në Holandë shqiptarët janë diku te 18”, deklaroi Lamallari.

Gjithashtu Lamallari u shpreh se fuqia e krimit të organizuar përkthehet në korrupsion. “Fuqia ekonomike e krimit të organizuar është e dëmshme. Fuqia parandaluese e Policisë rritet përmes mekanizmave ekonomikë”, tha më tej Lamallari.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!