Kërkohej një fitore, ama në fund u larguan “bisht ndër shalë”.
“Anadalizuanët” e Sevilla nuk kanë arritur të sigurojnë qoftë edhe 1 pikë në transfertën e Leganes, teksa janë mundur me rezultatin minimal, 1-0, në “Estadio Municipal de Butarque”, në sfidën e vlefshme për javën e 13-të të kampionatit.
Goli i vetëm i sfidës erdhi në minuntën e 82’-të nga spanjolli Miguel de la Fuente, i cili nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, me 11-metërshin që u fitua pas një ndërhyrje trashanike nga ana e francezit, Lucian Agoume, i cili ishte më i ashpër seç duhet brenda zonës së rreptësisë, duke u ndëshkuar gjithashtu me kartonin e kuq.
Falë këtij triumfi, skuadra e Sevilla mbetet ende në vendine 13-të me 15 pikë, por këtë herë pas “Andaluzianëve” është Leganes me vetëm 1 pikë më pak. /i.m /abcnews.al