LaLiga/ Shkëlqejnë Mbappe e Rodrygo, Real Madrid triumfon “festivalin” e golave ndaj Sevilla

schedule18:16 - 22 Dhjetor, 2024

schedule 18:16 - 22 Dhjetor, 2024

Ishte padyshim një fitore e madhe, ndaj një kundërshtarti me emër të madh.

“Galaktikët” e Real Madrid mundën të shënojnë 4 herë në portën e Sevilla, pasditen e kësaj të diele në sfidën e vlefshme për javën e 18-të të kampionatit spanjoll të futboll LaLiga, e cila në fund u mbyll me rezultatin 4-2.

Nga “yjet” e teknikut më shumë shkëlqyen Kylian Mbappe e Rodrygo, që realizuan secila nga një gol e një asist, ndërsa rrugën e rrjetës e gjetën edhe Federico Valverde e Brahim Diaz, për vendasit në “Bernabeu”, si dhe Isaac Romero dhe Dodi Lukebakio, për “Andaluzianët” miq.

Falë këtij rezultati “Galaktikët” e Real Madrid ngjtien në vendin e 2-të të renditjes me 40 pikë, 1 më pak se Atletico Madrid e vendit të parë dhe dy më shumë se “Katalanasit” e Barcelona, ndërsa Sevilla mbetet në vendin e 12-të të tabelës me 22 pikë pas 19 javëve të para të kampionatit. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!