Nuk janë në listën e pretendentëve për titull, ama duket se rikthimin në Champions League, po e kërkojnë më shumë ngulm.
“Nëndetëset e Verdha” të Villarreal kanë arritur një tjetër fitore në elitën e futbollit spanjoll, duke mundur me shifrat e thella, 3-0, skuadrën e Alaves në sfidën e vlefshme për javën e 13-të të LaLiga.
Një gol në pjesën e parë nga marokeni Ilias Akhomach, si dhe dy gola në fraksionin e dytë të lojës, fillimisht nga Dani Parejo me 11-metërsh e më pas nga Comesana mjaftoi për të siguruar fitoren e madhe të djemve të teknikut Marcelino, të cilët ngjiten jo pak në tabelën e renditjes së kampionatit spanjoll.
Kështu, falë kësaj fitoreje Villarreal ngjitet në vendin e 3-të me 24 pikë, 1 më shumë se Atletico Madrid, ndërsa Alaves mbetet në vendin e 14-të me 13 pikë. /i.m /abcnews.al