LaLiga/ Muriqi mund Balliun, Mallorca i falet “piratit” në fitoren ndaj Rayo Vallecano

schedule17:36 - 20 Tetor, 2024

schedule 17:36 - 20 Tetor, 2024

Dominuan që nga minuta e parë dhe nuk kishte kuptim të mos fitonin komplet ndeshjen.

Mallorca e Rayo Vallecona u “përplasën” me njëra-tjetrën në sfidën e vlefshme për raundin e 10-të të kampionatit spanjoll të futbollit, LaLiga, ku padyshim interesante ishte edhe “përballja” mes “bomberit” të Kosovës, Vedat Muriqi e anësorit “kuqezi”, Ivan Balliu.

Fitues doli “pirati”, me 30-vjeçarin e sulmit, i cili tundi rrjetën e Vallecano në minutën e 75’-të, duke i dhënë fitoren vendasve në një sfidë goxha intensive.

Falë këtij rezultati, Mallorca ngjitet në vendin e pestë të renditjes, me 17 pikë, po aq sa Bilbao e Villarreal, ndërsa Rayo Vallecano mbetet në vendin e nëntë të tabelës, me 13 pikë të grumbulluara pas 10 javëve të para të këtij edicioni. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!