Objektivi ishte vetëm fitorja për djemtë e Imanol Aguacil dhe kjo gjë u arrit.
“Baskët” e Real Sociedad kanë arritur një fitore të madhe mbrëmjen e kësaj të diele, duke mundur në “Ramon Sanchez Pizjuan”, “Andaluzianët” e Sevilla, me rezultatin e pastër 2-0 në sfidën e vlefshme për javën e 12-të të kampionatit spanoll të futbollit, Laliga.
Nga një gol në secilën pjesë fillimisht nga “ylli” japonez Takefusa Kubo në minutën e 34’-t e më pas nga kapiteni Mikel Oyarzabal në minutën e 68’-të, falë një 11-metërshi.
Kështu, falë këtij rezultati, “Bardheblutë” e Real Sociedad janë ngjitur në vendin e 10-të të renditjes, me 15 pikë, po aq sa Girona dhe rivalët e mbrëmjes së sotme, Sevilla, por me një golavarazh më pozitiv se këto dy të fundit. /i.m /abcnews.al