LaLiga/ Barça fiton me “manita”, Lewandowski e Raphinha fundosin “Nëndetësen e Verdhë”

schedule20:36 - 22 Shtator, 2024

schedule 20:36 - 22 Shtator, 2024

Në Champions mund të thuhet se dështuan për shkak të disavantazhit numerik.

“Katalanasit” e Barcelona kanë hedhur menjëherë pas krahëve humbjen ndaj Monaco, në Ligën e Kampionëve, teksa mbrëmjen e kësaj të diele ka fituar me rezultatin e thellë, 5-1, në transfertën e “Nëndetëseve të Verdha” të Villarreal.

Dopietat e Robert Lewandowski dhe Raphinha shoqëruar nga goli i Pablo Torre mjaftuan për të siguruar një tjetër fitore të madhe në kampionat, ndërsa golin e vetëm për vendasit e shënoi spanjolli Ayoze Perez.

Falë këtij triumfi të madh, Barça vijon të mbetet me pikë të plota, 18, në vendin e parë të tabelës, me katër pikë diferencë me “Galaktikët” e Real Madrid, teksa vlen për t’u theksuar fakti që në tre sfidat e fundit në La Liga, djemtë e Hansi Flick kanë shënuar plot 19 gola. /i.m /abcnews.al