LaLiga/ Atletico ia “bën” vetes, një autogol i kushton “Los Colchoneros” pikë ndaj Real Betis

schedule20:36 - 27 Tetor, 2024

schedule 20:36 - 27 Tetor, 2024

Ishte një gabim që i kushtoi shumë.

“Los Colchoneros” e Atletico Madrid kanë mundur “veten” në transfertën andaluziane, në “Estadio Bentio Villamarin”, ndaj “Bardhjeshilëve” të Real Betis, me sfidën e vlefshme për javën e 10-të të LaLiga, që u mbyll me fitoren 1-0 të vendasve.

Goli i parë dhe i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 4’-t, ku pas një gabimi trashanik qendërmbrojtësi uruguajan, Jose Maria Gimenez dërgon topin në portën e tij, duke i dhuruar fillimisht avantazhin rivalëve të Real Betis dhe pas përfundimit të kohës së rregullt fitoren e madhe ndaj një kundërshtari tejet të vështirë.

Pavarësisht humbjes, “Bardhekuqtë” e Madridit nuk lëvizin në renditjen e LaLiga, me djemtë e teknikut Diego Simeone që mbeten në vendin e 4-t, me 20 pikë, ndërsa Real Betis ngjitet në vendin e 5-të të tabelës, me 18 pikë, vetëm dy më pak se “Los Colchoneros” e Atletico. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!