“Laku i Thive” në Kukës dhe pylli me pisha në parkun kombëtar nën pushtetin e flakëve

schedule21:11 - 19 Gusht, 2021

schedule 21:11 - 19 Gusht, 2021

Drejtoria e Emergjencave Civile në Kukës njofton se situata nga zjarri në Majën e Rrunës, tek vendi i njohur si “Laku i Thive” vijon që të jetë problematike.

“Situata e zjarrit të rënë në Maja e Rrunës(Laku i Thive) Nj.Ad Malzi bashkia Kukës vazhdon të jetë problematike me gjithë punën e bërë nga forcat e angazhuara nga bashkia Kukës, forcat e DMR-së Kukës.

Vatra e zjarrit të rënë në pyll pishe në vendin e quajtur stanet e fshatit Morin mali i Koritnikut Nj.Ad Tërthore zonë e mbrojtur e parkut natyror Korab-Koritnik është aktive, me gjithë punën e bërë kjo vatër zjarri nuk është vënë nën kontroll.

Vatra e zjarrit të rënë në zonë pyjore afër fshatit Metaliaj Nj.Ad Fajza (Has) është izoluar dhe po punohet për shuarjen e plotë të saj” mbyllet njoftimi. Në të gjithë vendin janë disa vatra aktive./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!