Lajthit pedagogia, citon Hitlerin/ Huazon shprehjen e kasapit nazist, por e fshin më pas nga rrjeti

schedule16:21 - 3 Shtator, 2023

schedule 16:21 - 3 Shtator, 2023

Pedagogia e Ekonomikut në Universitetin e Tiranës, Besa Shahini mendon njësoj si Hitleri.

Mësimdhënësia e Departamentit të Statistikës dhe Informatikës së Aplikuar në përpjekje për të bërë një krahasim me qeverisjen në Shqipëri ka huazuar shprehjen e udhëheqësit nazist.

“Ji krenar për popullin tënd, kur nuk ke arsye të turpërohesh nga asnjë prej klasave të tij shoqërore”.

Këtë thënie ndër më racistet e Hitlerit e ka huazuar pedagogia që mban gradën Doktor i Shkencave Ekonomike dhe titullin Profesor dhe ka shkruar në rrjetin social Linkedin në anglisht.

 “Zgjodha sot të citoj Hitlerin dhe realisht mendoj si ai, në kontekstin tonë politik kjo do të thotë:

“Ji krenar për qeverinë tënde, kur nuk ke arsye të turpërohesh nga asnjë prej anëtarëve të saj”.

Postimi i saj ka shokuar lexuesit në rrjetin social. Pedagogu dhe diplomati i njohur Fatos Tarifa i është përgjigjur koleges kështu:

“Sa krahasim aspak i mençur. Dhe nga një profesore!! Shokuese”.

Pavarësisht lajthitjes së një prej pedagogeve që  çdo ditë  është pjesë e auditoreve ku formohen brezat e ardhshëm Ministria e Arsimit dhe Rektorati i Universitetit të Tiranës kanë zgjedhur të mos reagojnë.

Kritikat mesa duket kanë detyruar vetë Pedagogen Besa Shahini të tërhiqet, të fshijë postimin në rrjetin social dhe të publikojë një tjetër.

“Dënoj me forcë veprimet e Adolf Hitlerit dhe vendin që ai zë në historinë e errët të njerëzimit. Nuk duhet ta kisha cituar emrin e tij në faqen time private të rrjetit social Linkedin dhe për këtë I kërkoj ndjesë çdo lexuesi të atij postimi. Qëllimi nuk kishte aspak të bënte me postimin, por me kontekstin…Megjithatë kjo nuk justifikon citimin e emrit  dhe postimin e kam fshirë brenda pak minutash”.

Megjithkëtë profesoresha fajin e sheh tek media që publikoi një qendrim të tillë dhe jo tek vetja që  për shembull sjell  diktatorin gjerman Adolf Hitler edhe ketu ne fakt mendon njësoj si Hitleri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!