Lajmi i mirë për adhuruesit e “Sex and the City”, çfarë do të ndodhë me serialin

schedule15:50 - 11 Janar, 2021

schedule 15:50 - 11 Janar, 2021

“Sex and the City”, po rikthehet në ekran me një edicion special, por aktorja e rolit të Samanthas do të zëvendësohet.

Sarah Jessica Parker me protagonisten Carrie, Cynthia Nixon që vjen në rolin e Mirandas dhe Kristin Davis që e luan rolin e Charlottes, tashmë e kanë konfirmuar lajmin se do të rikthehen në projektin special me titull “And Just Like That”, i cili do të transmetohet në platformën HBO Max. Ato do t’i përsërisin rolet e tyre në serinë 10 episodesh, e cila vjen me histori të freskët dhe xhirimet e saj pritet të fillojnë këtë pranverë në Neë York City.

Por njëra aktore e cila nuk do të rikthehet në këtë projekt është, Kim Cattrall, e cila ka treguar publikisht se nuk do të përfshihet në vazhdimet e këtij projekti për shkaqe personale, duke vënë në pah edhe raportet e këqija të saj me yllin e serialit, Sarah Jessica Parker.

Ndërkohë platforma HBO Max nuk ka dhënë detaje nëse ky personazh do të zëvendësohet nga ndonjë aktore tjetër, apo do të largohet nga historia e serisë së ardhshme.l.k/abcnews.al

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by SJP (@sarahjessicaparker)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!