Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

E FUNDIT/ Merret vendimi për shtyrjen ose jo të super ndeshjes Barcelona-Real Madrid

schedule11:51 - 18 Tetor, 2019

schedule 11:51 - 18 Tetor, 2019

Federata Spanjolle e Futbollit ka vendosur që të shtyje “El Clasico”-n. Njoftimi është zyrtar dhe Barcelona e Reali i Madridit duhet të zgjidhin çështjen e datës se kur do të zhvillohet kjo sfidë. Dy klubet duhet të gjejnë një marrëveshje deri të hënën, në orën 10:00.

Federata ka propozuar që ndeshja të luhet më 18 dhjetor, e mërkurë, gjë që nuk pëlqehet nga La Liga. Kjo e fundit ka kërkuar datën 7 dhjetor, në fundjavë. Gjithashtu propozohet që Real Madrid-Espanyol dhe Barcelona-Mallorca të luhen më 4 nëntor. Nëse dy klubet nuk bien në ujdi, atëherë Sektori i Garave vendos se kur do të zhvillohet El Clasico e parë për këtë sezon.

La Liga më parë kishte kërkuar që ndeshja e parë të luhej në “Santiago Bernabeu”, më 26 tetor, sipas kalendarit. Kjo u hodh poshtë. Barcelona nuk e pranon këtë propozim, ndërkohë që as rregullorja nuk e lejon. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!