Lajme të mira për Neymar, do të kthehet më shpejt seç pritej

schedule19:15 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 19:15 - 15 Dhjetor, 2020

Neymar ishte viktimë e një ndërhyrje të ashpër në ndeshjen e fundit të PSG ndaj Lyon. Braziliani la fushën me ndihmën e barelës dhe lotët e tij frikësuan gjithë opinionin sportiv, teksa mediet franceze shkruanin për mbyllje të sezonit.

Një ditë më pas gjithçka u qetësua dhe analizat nxorën vetëm një ndrydhje të këmbës, diçka që rregullohej para ndeshjes së Champions League ndaj Barcelonës. Sot trajneri i PSG, Thomas Tuchel jep një lajm akoma më të mirë.

 

Gjermani shprehet se Neymar mund të kthehet para pushimit të dimrit, saktësisht në ndeshjen ndaj Lille më datë 20 dhjetor. “Mund të them se nuk është diçka e pamundur që Neymar të kthehet para pushimeve dimërore.

Do të përpiqemi ta rikuperojmë atë para ndeshjes me Lille, por më parë duhet të presim vizitat e nesërme. Pas kësaj mund të japim më shumë detaje rreth gjendjes së tij”, u shpreh Tuchel. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!