Mesfushori i Brescias, Sandro Tonali, është shumë pranë një kalimi te Milani. Kuqezinjtë mesa duket janë të vetëm tashmë në garë për shërbimet e tij, pasi Interi hoqi dorë nga ai ndërsa Manchester United është shumë vonë.
Sipas raportimit të “Calciomercato.com”, klubi i Brescias nuk e pret më Interin, të cilët tashmë janë përqëndruar në transferimin e Arturo Vidal nga Barcelona. Paolo Maldini pritet të ketë një takim me drejtuesit e Brescias javën e ardhshme, ku pritet që të zyrtarizohet dhe marrëveshja.
Milan pritet të paguajë fillimisht 10 milionë euro për huazimin e tij dhe më pas 25 milionë të tjera nëse dëshiron që ta blejë përfundimisht kartonin e tij.
Gjithashtu Brescia do të përfitojë dhe 3 milionë euro bonuse dhe operacioni i trnasferimit të tij shkon në një total prej 38 milionë eurosh. “Djalli” pritet t’i ofrojë një kontratë 5-vjeçare italianit, ku ai do të përfitojë 2 milionë euro në sezon./abcnews.al