Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Lajme të mira për Inzaghi, Inter rikuperon tre titullarë për ndeshjen ndaj Genoa

schedule14:56 - 2 Mars, 2024

schedule 14:56 - 2 Mars, 2024

Është një nga skuadrat e pakta që Inter nuk ka arritur të mposhtë në sezonin mahnitës që po zhvillon që nga gushti. Genoa e Gillardinos shpreson të dalë nga San Siro e padëmtuar, ndoshta duke përsëritur performancën e mirë në Marassi në fund të dhjetorit. Nuk do të jetë e lehtë, edhe sepse është pak herët për të menduar se zikaltërit e kanë mendjen te Madridi, duke qenë se ndeshja e kthimit kundër Atleticos është planifikuar për në 13 mars.

Megjithatë, një lajm i mirë mbërriti për Inzaghin në seancën e mëngjesit në Appiano. Thuram dhe Acerbi kanë bërë një seancë të mirë stërvitore dhe pritet të rikthehen në grup të dielën, ku priten të jenë në dispozicion për ndeshjen e së hënës ndaj Genoa.

Gjendja e Calhanoglu po përmirësohet edhe pse fokusi është rikuperimi për ndeshjen ndaj Bologna. Frattesi është gjithashtu mirë. Ai nuk i është nënshtruar asnjë analize mjekësore dhe ka kryer punë të personalizuar. Mesfushori italian pritet të kthehet në grup për stërvitje në prag të ndeshjes kundër skuadrës së Gillardino./h.ll/abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!