Lajme të mira nga Franca, mesfushori i Montpellier shërohet plotësisht

schedule20:19 - 20 Maj, 2020

schedule 20:19 - 20 Maj, 2020

Junior Sambia është shëruar plotësisht nga COVID-19 dhe do të rikthehet me datë 22 qershor me ekipin e Montepellier, në fazën përgatitore për sezonin e ardhshëm. Doktori i klubit francez, Rene Raimondi, ka konfirmuar lajmin e mirë.

“E dija që do të më pyesnit për Sambia dhe kam kërkuar lejen e tij për të dhënë këtë lajm: Ai është shëruar plotësisht dhe do të rikthehet me skuadrën për fazën përgatitore, që do të nisë me datë 22 qershor.

LEXO EDHE: I prekur nga COVID-19, futbollisti francez del nga reanimacioni

Ne do të shohim me kujdes gjendjen shëndetësore të tij dhe urojmë që asnjë futbollist të mos preket nga ky virus. Vetë Junior po ndihet mirë dhe ky është një lajm i mirë jo vetëm për ne, por dhe për familjen e tij dhe për të gjithë botën e futbollit”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!