Lajme negative për fantazistin e Romës: Arrestohet vëllai, zbulohet shkaku

schedule22:18 - 2 Maj, 2020

schedule 22:18 - 2 Maj, 2020

Ditët e fundit nuk kanë qenë të qeta për Javier Pastoren dhe familjen e tij. Fantazisti i Romës ka marrë një lajm të keq nga Argjentina. Vëllai i tij ka thyer karantinën, ka dalë pa leje nga shtëpia dhe e ka pësuar keq.

El Diario de Carlos Paz raporton se vëllai dhe motra e Pastores, kanë qenë duke udhëtuar me një fouristradë, teksa janë ndaluar nga policia në një postbllok. Kontrolli rutinë ka qëlluar fatal për njërin prej tyre.

Motra ka patur leje për të lëvizuar, ndërsa vëllai jo. Forcat e rendit e kanë arrestuar menjëherë dhe e kanë dërguar në komisariat, teksa motra e Pastores është kthyer e vetme në shtëpi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!