Për Rafael Leao nuk ka vend për ndeshjen Milan-Napoli, portugezi po vuan një dëmtim në kofshë.
Infermieria kuqezi ka njoftuar klubin se Leao nuk është në gjendje të futet në fushën e lojës. Sipas “Corriere della Sera”, kontrrollet e para konfirmuan një dëmtim të vogël në kofshën e shëruar nga dëmtimi i parë në datën 4 dhjetor.
Dëmtimi e detyron sulmuesin portugez të kthehet në fillim të vitit 2022./h.ll/abcnews.al