Lajme të mira te Juve, ylli latin shërohet nga Covid-19

schedule15:52 - 20 Janar, 2021

schedule 15:52 - 20 Janar, 2021

Një lajm shumë i mirë ka ardhur sot në kapin e Juventusit. Juan Cuadrado është shëruar nga Covid-19 dhe është i gatshëm që tani për skuadrën e Juventusit dhe Pirlo ka vendosur ta grumbullojë për ndeshjen e sotme në Superkupë ndaj Napolit.

 

Lajmin e mirë e jep vetë klubi juventin, që nëpërmjet një postimi në rrjetet socialë bën me dije rikthimin e mesfushorit. Cuadrado ishte testuar pozitiv në 5 janar para ndeshjes së Serie A kundër Milanit. Pozitivë ende janë Alex Sandro dhe De Ligt.

“Juan Cuadrado kreu dy teste për Covid-19dhe rezultoi negativ. Pra lojtari është rikuperuar plotëssht dhe do të bashkohet me ekipin në stërvitje gjatë ditës së sotme. Ai është përfshirë në listën e skuadrës për ndeshjen e mbrëmjes së sotme”, shkruan Juve në njoftim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!