Roberto Mancini guxoi kur vendosi të mos e nxjerrë Marco Verratin nga lista e Italisë për Kampionatin Europian dhe duket se vendimi i trajnerit ka qenë i drejtë sepse zhvillimet e fundit janë pozitive.
Marco Verrati ka luajtur 20 minuta në një ndeshje miqësore me të rinjtë e Pescaras dhe shenjat janë se ai do rikthehet më shpejt seç pritej. Mancini e priste pas fazës së grupeve, por mediet raportojnë se mesfushori i PSG është i gatshëm për ndeshjen me Zvicrën të mërkurën.
Mesfushori nuk pritet ta nisë betejn nga minuta e parë, por Mancini do e ketë gati për minutat e fundit të sfidës. 28-vjeçari vuante një dëmtim në gju, që e pësoi në ndeshjet e fundit të sezonit me PSG./abcnews.al