Mattia Giani, lojtari i Castelfiorentino United nuk ia ka dalë të mbijetojë pas sulmit në zemër të cili e pësoi ditën e dielë gjatë ndeshjes kundër Lanciotto Campi, e vlefshme për kampionatin Eccellenza Toscana.
26-vjeçari u transferua menjëherë në spitalin Careggi në Firence pasi zemra e tij pushoi së rrahuri për disa minuta. Megjithë ndërhyrjen e mjekëve, ai nuk mundi t’i mbijetojë asaj goditjeje në zemër, pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Për fat të keq, një lajm i tmerrshëm më ka ardhur. Mattia nuk ia doli në këto momente, fjalët padyshim mungojnë. Një tragjedi e tmerrshme. Mund të mblidhemi vetëm në një përqafim të fortë për familjen dhe shoqërinë e tij”, njoftoi kryetari i bashkisë toskane, Alessio Falorni./ h.ll/abcnews.al