Lajm i mirë për shqiptarët që jetojnë në këto shtete, çfarë pritet nga 20 dhe 27 qershori

schedule10:28 - 18 Qershor, 2022

schedule 10:28 - 18 Qershor, 2022

Nga data 20 qershor, shqiptarët që jetojnë në Irlandë dhe Kanada mund të marrin shërbime për dokumente biometrike, pasaporta dhe letërnjoftime elektronike pranë ambasadave shqiptare në këto shtete.

Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi në “Facebook”, ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka.

Postimi i plotë:

Një lajm i mirë për qytetarët shqiptarë që jetojnë në Irlandë dhe Kanada .

Duke filluar nga data 20 qershor, Ambasada Shqiptare në Londër në Bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe Kompaninë Aleat, do të fillojë ofrimin e shërbimeve konsullore për shqiptarët që jetojnë në Irlandë .

Gjithashtu, nga 27 qershori, për herë të parë Ambasada Shqiptare në Kanada do të fillojë të ofrojë shërbime për dokumente biometrike , pasaporta dhe letërnjoftime elektronike.

MEPJ synon që me anë të projekteve të tilla të lehtësojë edhe më shumë jetesën e qytetarëve shqiptarë, kudo që ata ndodhen jashtë vendit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!