Më në fund ka dhe një lajm të mirë për Milanin. Kuqezinjtë, që po hasin vështirësi për shkak të dëmtimeve të shumta, janë në fakt gjithnjë e më afër rikthimit të Ismaele Bennacer.
Mesfushori algjerian, sipas mediave italiane mund të jetë sërish në dispozicion për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Frosinone. Stërvitjet e sotme dhe të nesërme do të jenë vendimtare, por ndjesitë janë pozitive.
Ndeshja e fundit e luajtur nga Bennacer daton në 10 maj 2023, ndeshja e parë gjysmëfinale e Champions League kundër Interit. Më shumë se gjashtë muaj më vonë, Pioli është gati ta përqafojë sërish, ndonëse është e qartë se mesfushorit do t’i duhet koha e nevojshme për të rifituar formën optimale. Ismael Bennacer luan prej katër sezonesh në Milano./h.ll/abcnews.al