Lajm i mirë nga Kosova, dy futbollistët e vegjël ia dalin ndaj koronavirusit

schedule15:57 - 27 Prill, 2020

schedule 15:57 - 27 Prill, 2020

Faqja zyrtare e Ballkanit, kryesuesve të IPKO Superiores në Kosovë, lajmëronte për infektimin me Covid-19 të dy futbollistëve Kolgeci. Dioni 12-vjeçar dhe Ledioni, dy vjet më i vogël, nuk janë dorëzuar dhe ia kanë dalë.

Dy vëllezërit kanë fituar betejën ndaj koronavirusit dhe gëzojnë shëndet të plotë. Një lajm pozitiv për klubin, tifozët e skuadrës nga Suhareka dhe jo vetëm. Babai i dy vëllezëve ka konfirmuar lajmin e mirë për gazetën Olle.

LEXO EDHE: Dy vëllezër pozitivë me COVID-19, klubi dardan konfirmon gjithçka

Djemtë janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Ne si prindër kemi qenë të shqetësuar, ndërsa fëmijët këtë situatë e kanë kuptuar nga TV. Jam munduar t’iu qëndroj afër dhe t’i largoj nga këto lajme. Interesimi ka qenë i madh nga trajneri, drejtori sportiv, por edhe i Arsim Kabashit e i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Të gjithë këta kanë qenë të interesuar për ndihmë financiare, por nuk kam pasur nevojë pasi jam vetë mjek dhe jam në gjendje të mirë financiare. Gjithsesi ka pas interesim shumë të madh që të më ndihmojnë dhe unë jam shumë mirënjohës ndaj tyre, sepse kjo më ka lehtësuar këtë situatë”, përmbyll babai i futbollistëve të vegjël. /abcnews.al