Lajm i mirë nga Islanda, Giroud ndëshkon vendasit

schedule22:10 - 11 Tetor, 2019

schedule 22:10 - 11 Tetor, 2019

Një penallti e fituar është kthyer në gol nga Oliver Giroud në mesin e pjesës së dytë. Franca ka zhbllokuar sfidën përballë Islandës dhe ky është një lajm i mirë për kombëtaren tonë, pasi nordikët janë një ndër rivalët për vendin e dytë.

Sigurisht që diçka e tillë nuk ka vlerë nëse nuk fitojmë në Turqi, pasi trepikëshi është jetik për ëndrrën kualifikim. Sulmuesi i Chelsea është treguar i saktë përballë portierit vendas, duke kaluar kampionët e botës në avantazh. /abcnews.al