Tre ndeshje në nëntë ditë. Genoa, Parma dhe Atalanta, këta janë kundërshtarët e radhës të Interit në Serie A, sfida që duhen fituar për të vijuar kryesimin e kampionatit.
Milan Skriniar dhe Nicolo Barella pësuan lëndime në derbin e fituar 0-3 ndaj Milanit, por dy titullarët kanë lënë pas problemet dhe janë gati për takimin e radhës.
Disi më problematike ishte situata e mesfushorit italian për shkak të dëmtimit të pësuar në kofshë, por Barella do të jetë në dispozicion të Contes për takimin me Genoan.
Drejt rikuperimit është edhe Stefano Sensi, i cili ka qenë i pafat këtë sezon. E vetmja mungesë në kampin zikaltër për duelin e ditës së diel, është Achraf Hakimi, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. /abcnews.al