Dita e djeshme nuk ishte aspak e lehtë për Alessandro Del Pieron. Ish-kapiteni i Juventusit, pati probleme me gurët në veshka dhe u shtrua në një spital të Los Angelos, qytet ku kalon shumicën e kohës.
“Ende nuk besoj se si një gjë e vogël prej 3 mm mund të të bëjë kaq keq“, shkruante ai dje në rrjetet sociale, ndërsa sot ka ardhur lajmi i mirë. Legjenda e bardhezinjtë ka lënë pas problemet shëndetësore dhe ka dalë nga spitali.
“Përshëndetje të gjithëve, dua t’u falënderoj për shqetësimet tuaja kundrejt meje. Faleminderit shumë për mbështetjen tuaj. Jam mirë, ndodhem në shtëpinë time dhe kisha dëshirë t’iu njoftoja për diçka të tillë. Ju dërgoj një përqafim, shihemi“, deklaron Del Piero në një video të postuar në “Instagram”. /abcnews.al