Menopauza ndryshon trurin e grave, por shumë prej ndryshimeve janë të përkohshme dhe truri në fund kompenson disa prej tyre, sipas studimit të ri.
Në një nga studimet e para që është marrë me një vështrim të thelluar të ndryshimeve të trurit në gratë e shëndetshme para dhe pas menopauzës, studiuesit nga Weill Cornell dhe Universiteti i Arizonës zbuluan se tranzicioni i menopauzës ndryshon strukturën e trurit, konsumin e energjisë dhe lidhjen. Vëllimi i lëndës gri të trurit, i cili përbëhet nga qeliza nervore zvogëlohet, ashtu si edhe lënda e tij e bardhë, e cila përmban fijet që lidhin qelizat nervore. Rajonet e trurit të shoqëruara me kujtesën dhe perceptimin gjithashtu treguan nivele të glukozës në rënie, zbuloi studimi.
Por zbulimet përmbajnë disa lajme të mira: Truri i grave të paktën pjesërisht kompenson për këto rënie me rritjen e fluksit të gjakut dhe prodhimin e një molekule të quajtur ATP, burimi kryesor i energjisë për qelizat.
“Studimi ynë sugjeron që truri ka aftësinë për të gjetur një normale të re pas menopauzës në shumicën e grave”, tha Lisa Mosconi, autorja kryesore e studimit dhe një profesore e asociuar e neurologjisë dhe drejtoreshë e Iniciativës së Trurit të Grave në Ëeill Cornell Medicine në Neë Jork. Studimi u botua javën e kaluar në revistën Scientific Reports.
Megjithatë, kishte një kujdes për një grup të grave. Gratë në studim që kishin një variant gjenetik të lidhur me një rrezik më të lartë të zhvillimit të sëmundjes Alzheimer grumbulluan më shumë pllaka të një proteine të quajtur ‘amyloid beta’ gjatë perimenopauzës sesa gratë dhe burrat pa variantin gjenetik. Këto pllaka janë të lidhura me zhvillimin e mundshëm të mëvonshëm të Alzheimerit.