Lajm i mirë, asnjë i shtruar me COVID-19 te Sanatoriumi në 24 orët e fundit

schedule16:58 - 14 Maj, 2021

schedule 16:58 - 14 Maj, 2021

Në 24 orët e fundit në spitalin COVID-2 në Tiranë të njohur ndryshe edhe si Sanatoriumi nuk ka pasur asnjë qytetar të shtruar. Pas më shumë se një viti nga kthimi në spital COVID ky është 24 orëshi i parë që nuk dërgohet asnjë pacient. Por shtrimet janë ulur ndjeshëm edhe te spitali COVID-1 (Infektivi), teksa për 2 ditë javën e kaluar nuk kishte asnjë të shtruar.

Në përditësimin e shpërndarë për mediat Ministria e Shëndetësisë njoftoi se aktualisht në dy spitalet Covid në Tiranë dhe ata rajonalë janë të shtruar 84 pacientë, nga të cilët 5 janë në terapi intensive. Indikatorët e pandemisë janë pozitivë dhe pritet që së shpejti Komiteti i Ekspertëve të bëjë një tjetër lehtësim masash./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!