Lajm i madh: Legjenda e Italisë fiton betejën 17 mujore me kancerin

schedule23:00 - 12 Prill, 2020

schedule 23:00 - 12 Prill, 2020

Lajm i shkëlqyer nga Italia. Gianluca Vialli, pas një beteje 17-mujore me kancerin pankreatik, është shëruar. Vialli, i cili aktualisht është duke punuar me kombëtaren e Italisë, zbuloi në vitin 2019 se ai po luftonte me këtë sëmundjen dhe pas thuajse një viti e gjysmë, ia ka dalë.

55-vjeçari ka marrë sot një lajm pozitiv me testet e fundit, që nuk tregojnë shenja të sëmundjes, pas dy cikleve të trajtimit të kimioterapisë.

Vialli ka qenë shumë i suksesshëm si futbollist, në Itali dhe në Angli, duke u aktivizuar për ekipe si Juventus, Sampdoria dhe Chelsea. Vialli e la futbollin në maj të vitit 1999 dhe tashmë, po punon prej vitesh si trajner./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!