Lajm i keq për Piolin, dëmtohet Tomori dhe rrezikon derbin ndaj Interit

schedule13:32 - 25 Janar, 2023

schedule 13:32 - 25 Janar, 2023

Milllan humbet Fikayo Tomori, i cili doli gjatë pjesës së parë në ndeshjen kundër Lazios. Ekzaminimet instrumentale të cilave iu nënshtrua mbrojtësi anglez zbuluan dëmtimin e një muskuli të kofshës së majtë.

Pas 7 ditësh do të bëhet një vlerësim i ri, por pothuajse me siguri do të detyrohet të humbasë derbin e planifikuar më 5 shkurt.

Lajm më inkurajues për dy mbrojtësit e tjerë. Asgjë seriozë për Calabria, për të cilin është vetëm një problem i vogël muskular, ndërsa Theo Hernandez duhet të kthehet në grup nga e enjtja./h.ll/abcnews.al