Lajm i keq për nënkampionët e botës, goleadori kroat pozitiv me COVID

schedule18:12 - 27 Qershor, 2021

schedule 18:12 - 27 Qershor, 2021

Kroacia ka marrë një lajm negativ përpara ndeshjes së nesërme ndaj Spanjës. Një nga lojtarët kryesorë të skuadrës ballkanase, Ivan Perisic ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Sulmuesi i majtë i Interit, autor i dy golave me nënkampionët e botës në Euro 2020, është izoluar menjëherë nga pjesa tjetër e grupit dhe duhet të qëndrojë 10 ditë në karantinë.

 

Negativë të gjithë pjesëtarët e tjerë të Kroacisë, që nesër (18:00) do të sfidojnë Spanjën e Luis Enrique në “Parken Stadium” të Kopenhagenit, duel për një biletë në çerekfinalet e Euro 2020. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!