Lajm i keq për Milanin, kreu i klubit diagnostikohet me kancer

schedule15:39 - 20 Korrik, 2021

schedule 15:39 - 20 Korrik, 2021

Një lajm i keq është dhënë nga Milani para pak çastesh. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit, zbulohet se CEO i kuqezinjve, Ivan Gazidis, është diagnostikuar me kancer në fyt.

Siç tregon klubi në deklaratë, gjendja e tij është relativisht e mirë dhe pas ekzaminimeve të shumta të kryera, mjekët janë shprehur se sëmundja mund të shërohet plotësisht.

“AC Milan informon tifozët dhe palët e interesit se CEO ynë, Ivan Gazidis, është diagnostikuar me një kancer në fyt. Bazuar në një seri të gjerë testesh dhe skanimesh, mjekët presin që ai të shërohet plotësisht”, shkruhet në deklaratën e klubit. /abcnews.al