Drejtuesit e Inter po punojnë për të gjetur akordin me Christian Eriksen. Mesfushori i Tottenham është objektivi i madh i mesit të fushës, por një lajm i keq vjen nga Anglia. The Mirror raporton se në garë për organizatorin danez është futur edhe PSG.
Thomas Tuchel i ka kërkuar drejtuesve të kampionëve të Francës një mesfushor të madh dhe Eriksen është preferenca kryesore. Lojtarit i përfundon kontrata me Spurs në fund të sezonit, por PSG mund të plotësojë kërkesat e klubit londinez për ta lënë të lirë menjëherë.
Zikaltrit kanë avantazhin se po negociojnë prej ditësh me agjentët e organizatorit, por paratë nuk janë aspak problem për klubin francez, që mund t’i ofrojë Eriksenit një kontratë më të majme se propozimi i italianëve. /abcnews.al