Lajm i keq nga Kili për Conten, një brazilian çmend Juventusin dhe Milanin

schedule18:54 - 12 Nëntor, 2020

schedule 18:54 - 12 Nëntor, 2020

Zhvillime në klubet kryesore të Serie A. Interi dhe Antonio Conte kanë marrë një lajm negativ nga Amerika Latine, teksa Juventusi dhe Milani kanë një synim të përbashkët në merkato.

Alexis Sanchez ka pësuar shumë probleme fizike në kohët e fundit. Sulmuesi zikaltër është grumbulluar me kombëtaren e Kilit për ndeshjet eliminatore të Katar 2022. Shtatë herë ka zbritur në fushë me Interin 31-vjeçari këtë sezon, teksa nuk ka shënuar asnjë gol.

Dëmtimi i fundit muskulor e ka detyruar të largohet nga grumbullimi me kombëtaren. Sanchez do t’i nënshtrohet testeve të specializuara mjekësore ditën e nesërme për të mësuar më shumë rreth shkallës së dëmtimit.

Ndërkohë, Brenner quhet braziliani që ka bërë për vete Juventusin dhe Milanin. 20 vjeç, qendërsulmues dhe pjesë e Sao Paulo prej dhjetorit të vitit të kaluar. Në Brazil e konsiderojnë si Gabriel Jesus i ardhshëm.

Dy klubet e mëdha italiane janë gati për të vepruar, teksa për lojtarin e talentuar ka interesim edhe nga Arsenali, Ajax dhe PSG. Brenner ka një klauzolë shitje prej 50 milion eurosh, por drejtuesit e Sao Paulo janë të treguar të gatshëm për të nisur bisedimet për shumën e 35 milion eurove. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!