Lajm i keq në momentin më të mirë, Vllaznia humbet goleadorin e ekipit

schedule22:37 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 22:37 - 10 Dhjetor, 2020

Një lajm i keq në momentin më të mirë të Vllaznisë. Trajneri Thomas Brdaric ka humbur shërbimet e Ismael Dunga, sulmuesit nga Kenia, autor i 5 golave këtë sezon (4 në Superiore dhe 1 në Kupën e Shqipërisë).

27-vjeçari do të largohet drejt vendlindjes së tij do të largohet nesër nga Shqipëria sipas raportimeve të Shkodra-Sport. Dunga është i detyruar ta bëjë një gjë të tillë, pasi i ka skaduar leja e qëndrimit në vendin tonë.

 

Ismael Dunga

Jo vetëm kaq, sulmuesit i skadon edhe pasaporta këto ditë dhe sipas legjislacionit shqiptar nuk mund të rinovohet leja e qëndrimit në një situatë të tillë, pavarësisht se drejtuesit e klubit shkodran po merren me këtë çështje prej ditësh.

Dunga nuk ka alternativa, nesër do të niset drejt Kenias për të nisur menjëherë procedurën e marrjes së pasaportës së re, teksa te Vllaznia shpresojnë që mungesa e tij të mos ndikojë shumë dhe t’i ribashkohet kuqebluve sa më shpejt. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!