Presidenti Ilir Meta do të paraqitet sot në orën 12:00 në Prokurorinë e Tiranës. Burimet thanë se Presidenti Meta do të pyetet lidhur me kallëzimin që ka bërë ndaj kreut të KED-it, Ardian Dvorani.
Meta është thirrur nga Prokuroria e Tiranës për të dhënë sqarime për këtë çështje. Prokurori që po heton çështjen dhe do marrë në pyetje Presidentin është Alket Mersini, raporton gazetarja e Abc News Glidona Daci.
Kujtojmë se Meta paditi afro një muaj më parë kreun e KED pas përplasjes për zgjedhjen e anëtareve të Gjykatës Kushtetuese. Në kallëzimin e bërë nga Presidenca, thuhet se Dvorani ka shpërdoruar detyren dhe ka falsifikuar dokumentet shteterore./abcnews.al
Lexo edhe:“Kushtetuesja”, Meta kallëzon në prokurori kreun e KED, Dvorani: S’kam shkelur Kushtetutën