Një lajm shumë i frikshëm është publikuar nga Samu Castillejo. Ylli i Milanit, me anë të një postimi në Instagramin e tij zyrtar, ka thënë se dy persona e kanë sulmuar me armë.
“A jemi në Milano këti? Dy djem sapo më grabitën duke më vendosur një armë në fytyrë!”. Ky ishte postimi i Castillejo, i cili më pas u publikua nga të gjitha mediat italiane.
Në Angli, fenomeni i grabitjeve është më i përhapur, por duket se dhe futbollistët e Serie A janë tashmë objektiva. Castillejo për fat të mirë, është jashtë rrezikut, ndërsa policia lokale e Milanos ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes./abcnews.al