Lajm i ëmbël: Këngëtari i njohur dhe partnerja e tij po bëhen prindër për herë të parë

schedule08:54 - 12 Gusht, 2020

schedule 08:54 - 12 Gusht, 2020

Këngëtari Ed Sheeran dhe  partnerja e tij Cherry Seaborn pritet që brenda pak javësh të bëhen prindër.

Sipas DailyMail, çifti që për herë të parë janë takuar në shkollë, po bëhen prindër për herë të parë.

Një burim është shprehur se: “Ed dhe Cherry janë shumë të lumtur. Ata janë shumë të ngazëllyer, por i kanë mbajtur gjërat të fshehta. Bllokimi ishte një justifikim i përsosur për të mos parë më shumë, por gjërat po afrohen, kështu që ata kanë filluar të tregojnë  për miqtë dhe familjen”.

“Ata po bëjnë vetëm përgatitjet e fundit në shtëpi dhe foshnja pritet të vije gjatë kësaj vere. Është një moment vërtet i lumtur dhe familjet e tyre janë të gëzuar për ta dhe presin me padurim lindjen e foshnjës”, tha ndër të tjera ai.

Lajmi vjen pasi Ed njoftoi vitin e kaluar se do të pushojë një kohë të gjatë nga karriera, për t’u përqendruar në udhëtime dhe jetën personale./abcnews.al